Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër

Dy persona humbën jetën në një aksident rrugor, në aksin Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, pas përplasjes së një automjeti tip Fiat, me një mjet bujqësor. Si pasojë e aksidentit humbën jetën Prend Marku 56-vjeç dhe Martin Gjoka 54-vjeç.

Vetura që drejtohej nga 56-vjeçari Marku, përplasi zetorin e drejtuar nga Ardian Tomaj nga fshati Gocaj. Nga përplasja e fortë viktimë mbeti edhe 54-vjeçari Gjoka, i cili ndodhej pasagjer në makinën tip Fiat. Drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë një tjetër aksident u regjistrua po në qytetin e Lezhës. Dy automjete u përplasen në Ishull-Shëngjin në dalje të Lezhës. Nga përplasja e automjeteve BMVV dhe Skoda raportohet për të lënduar lehtë.

Aksidentet rrugore gjatë kësaj periudhë janë kthyer në një shqetësim. Sipas autoriteteve gjatë sezonit veror regjistrohen deri në 14 aksidente në ditë. Prej muajit janar regjistrua rreth 1700 aksidente, shifër kjo më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Numri më i lartë i ngjarjeve rrugore është nga makinat, për të vijuar më pas me motorët, këmbësorët, biçikletat dhe mjetet e rënda. Edhe pse ka një rritje të numrit të ngjarjeve rrugore, rezulton se ka një ulje të personave të lënduar apo me pasoja jetën.

Klan News