Një i ri nga Tirana ka përfunduar në pranga pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. 28-vjeçari me iniciale R.B., u arrestua tek mbikalimi i Rinasit.

I riu po transportonte në drejtim të Kukësit 12 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Siç duket edhe nga fotot e bëra publike nga Policia e Shtetit, 28-vjeçari e kishte mbushur makinën plot me klandestinë si nëpër sedilje dhe në bagazh.

Për secilin prej emigrantëve ai do të merrte 150 Euro me premtimin se do t’i kalonte drejt vendeve të BE-së.

Gjatë kontrollit në automjet u sekuestrua edhe një sasi lënde kanabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe makina, si dhe 1 celular./tvklan.al