Autorët e vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla kanë përdorur një makinë tip “Volkswagen Golf 5”, për të kryer atentatin. Gazetarja Aida Topalli ka siguruar foton e mjetit ngjyrë gri që është përdorur nga Saimir dhe Arsil Shera pasditen e 3 Gushtit.

Makina që u përdor për vrasjen e Budllës

Abdulla Budlla u vra për shkak se dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera pretendonin se ai i ngacmonte nënën dhe motrën.

Arsil dhe Saimir Shera

Sipas burimeve pranë uniformave blu arrestimi i vëllezërve Shera u bë pasi u mor informacion se mes tyre dhe Budllës kishte pasur një konflikt të mëparshëm.

Saimir dhe Arsil Shera u justifikuan duke thënë se disa herë e kishin paralajmëruar familjen Budlla, por siç duket 71-vjeçari vazhdonte të shkonte te banesa, ku edhe është kapur edhe nga djemtë. Dy vëllezërit Shera akuzohen për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim./tvklan.al