Një automjet u përfshi nga flakët duke u djegur plotësisht ndërkohë që ishte në ecje. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:25, në rrugën e “Dajtit” në Tiranë.

Në timonin e automjetit ndodhej shoferi me iniciale E.H., i cili sipas policisë, fatmirësisht nuk pësoi dëmtime. Për shuarjen e flakëve në vendngjarje shkuar shërbimet e zjarrfikëses.

Paraprakisht policia thotë se dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, megjithatë një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al