Policia: Nuk ka të lënduar

Një automjet ka shpërthyer në flakë mesditën e sotme rreth orës 13 e 35, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Piramidës në Tiranë. Mjeti i drejtuar nga një vajzë ka marrë flakë në lëvizje.

Të parët që kanë reaguar kanë qenë dy efektivë të policisë që ndodheshin aty pranë, ndërsa në vendngjarje ka shkuar më pas edhe shërbimi zjarrfikës që ku ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Policia thotë se nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme material. Dyshohet së zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik të automjetit.

Tv Klan