Makina shpërthen në flakë pas përplasjes me kamionin

Posta

Makina shpërthen në flakë pas përplasjes me kamionin

22:29 19/10/2019

Humb jetën drejtuesi

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në tunelin e Krrabës, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Një person humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me një kamion. Automjeti shpërtheu në flakë, duke bërë që shoferi të gjente vdekjen në vendin e ngjarjes.

Siç mund të shihet edhe në pamjet më lart, makina është shkatërruar thuajse tërësisht.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë tentativa e viktimës për të parakaluar kamionin.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Elbasanit dhe pritet ende identifikimi i tij. Ndërkohë, autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT