Policia Rurogre ka vijuar kontrollet në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë dhe Tiranë – Elbasan – Tiranë, me makinën inteligjente.

Gjatë orëve të mbrëmjes deri në orën 22:40, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë dhe Tiranë – Elbasan – Tiranë, duke e vendosur makinën inteligjente në punë, me intervale kohore të shkurtra në shumë pika dhe njolla të zeza ku kanë ndodhur më parë aksidente rrugore, por edhe në afërsi të vijave të bardha, janë konstatuar 461 shkelje për shpejtësi.

Gjatë verifikimit rezultoi se krahas shpejtësisë, një numër i madh i drejtuesve të mjeteve kishin bërë dhe shkelje të tjera.

“104 ishin edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 97 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 76 për parakalime të gabuara”, sqaron policia./tvklan.al