Makinat e historisë në Tiranë

Makinat e historisë në Tiranë

16:13 02/11/2019

Ekspozohen në Sheshin Skënderbej

I përkasin një tjetër shekulli, por dizajni unik, mjeshtëria dhe historia i ka kthyer këto automjete në vepra arti.

Ja kanë dalë t’i rezistojnë kohës falë pasionit të koleksionistëve shqiptarë.
Të ekspozuara në Sheshin Skënderbej, eleganca dhe nostalgjia që përcjellin këto automjete ka mbledhur vizitore të shumtë.

“Është një ‘Mercedes Benz’ prodhuar në Gjermani në 1965. Konsiderohej një makinë luksi”, thotë koleksionisti Arbër Hoxha.

As Vespat nuk lënë pa marrë vëmendjen e tyre.

“E kam prej 30 vitesh dhe kam bredhur më të në të gjithë Shqipërinë. Është prodhuar në Gjermani”, thotë koleksionisti Besnik Çela.

Koleksioni “RETRO” lindi për të jetëzuar këtë trashëgimi unike e për t’i shërbyer me projekte e lehtësi këtij komuniteti kaq pasionant.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi