Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Problemi i vjedhjes së makinave tepër i njohur për policët po rritet gjithnjë e më shumë duke marrë përmasa skandaloze. Çdo ditë në Tiranë në rrugët e saj kryhen vjedhje makinash. Në shënjestër janë makinat e reja dhe luksoze. Sot policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj pasi akuzohen për vjedhjen e disa autoveturave luksoze.

Bashkë me ta policia sekuestroi dhe makinat që ata kishin vjedhur disa ditë më parë. Sipas policisë së Tiranës, mendohet se të arrestuarit kanë kryer dhe vjedhje të tjera ndaj hetimet po vazhdojnë ende. Nëse të blesh një makinë tashmë përveç luksit për dikë është edhe domosdoshmëri. Pronarët e tyre duhet të mendohen mirë për ruajtjen e kohëzgjatjen e pronës së tyre të lëvizshme, ndryshe do tu mbeten vetëm çelsat në duar ndonjë ditë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj