Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në botë kanë treguar se ne duhet të përshtatemi dhe të përballemi edhe me të papritura. Ajo për të cilën flitet pafund është energjia diellore, energjia e riciklueshme dhe po promovohen në të gjithë botën edhe makinat elektrike.

Në një intervistë për programin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ndal tek makinat elektrike, mënyrën e tyre të funksionimit dhe rëndësinë e tyre.

Erion Veliaj: Janë 56 makina të Policisë Bashkiake, që është e gjithë flota jona e makinave elektrike. Unë besoj që njerëzit duhet të jetojnë stilin e jetës që predikojnë, pra nëse ne predikojmë një qytet të pastër duhet ose me biçikletë, ose me makinë elektrike ne të parët, që pastaj të tjerët të thonë: Ej kur e bën ky i pari i vendit, ta bëjmë edhe ne të tjerët.

Ardit Gjebrea:  Nëse do ndjekim dikë, sa zgjat korenti?

Erion Veliaj: Ke parë shumë filma në karantina, po tipikisht Policia
Bashkiake nuk bën ndjekje sepse është vetëm e territorit të Tiranës, është Policia e Shtetit që në fakt gjithashtu ka një flotë, por kryesisht për policinë rrugore.

Ardit Gjebrea: Sa zgjat korenti?

Erion Veliaj: 250 km. Pra një karikim i plotë është 250 km, nëse do ecësh me një shpejtësi të madhe, nëse do ecësh të themi brenda normave të qytetit, ku shpejtësia në qytet është 30 km, duhet të ecim në mënyrë të kujdesshme, zgjat, pra mund të bëjë dhe 300 km. Kështu që intensiteti i përdorimit ka dhe kohën, po unë them autonomia 250-300 km për këtë Tiranën tonë del edhe tepron.

Erion Veliaj: Jemi sot në një situatë ku praktikisht të gjitha shërbimet e patrullimit i kemi transferuar në makina elektrike, shërbimet tek parku i liqenit janë gjithashtu elektrike, ka qenë një donacion nga Coca-Cola. Më vjen mirë që Policia Bashkiake, Policia e Shtetit janë avangard, por shoh edhe shumë kompani që kanë hyrë në këtë treg, kompani private, një bankë, banka Credins, taksitë. Ne kemi ndryshuar edhe një element, pra nëse dikush do të marrë një medalion taksie, për shembull edhe në New York, në Londër, edhe në Paris ato janë të kufizuara, pra t’i duhet të presësh që të dalë në pension një taksixhi, që ti të aplikosh për medalionin që hapet, që mund të zgjati një pritje 5 deri në 7 vite. Ndërkohë ajo që kemi bërë është që për 24 orë, po solle makinë elektrike. Kështu që kishim një aplikim para ca ditësh nga City Taksi, për 300 makina elektrike. Po të shikosh nga viti në vit edhe shumë biznese po i bien llogarisë dhe po iu del që kushton më lirë të transferojnë transportin elektrik, se sa transportin me ato që quhen lëngje fosile, benzinë ose me naftë. Harxhon më shumë, ke shumë shpenzime, vaj, mekanik. Ndërkohë e gjitha makina është në thelb një bateri e madhe me rrota, pra nuk kanë motor është vetëm një bateri.

 Ardit Gjebrea: Ku do ta karikoj unë këtë bateri?

Erion Veliaj: Tani kemi disa mënyra karikimi. Nëse ti je një qytetar privat, Bashkia e Tiranës, si tek parikimi tek Sheshi Skënderbej, ashtu edhe tek parkimi Bulevardi i Ri, të ofron parkimin falas edhe energjinë falas. Kryesisht për ta stimuluar, në momentin që do kemi mijëra njerëz kjo do komercializohet. /tvklan.al