Makinat elektrike do të jenë me zhurmë artificiale

Posta

Makinat elektrike do të jenë me zhurmë artificiale

13:42 17/09/2019

Pronarët mund të zgjedhin zhurmën e mjetit të tyre

Pronarët e makinave elektrike do të kenë mundësinë që të zgjedhin zhurmën që preferojnë për automjetin e tyre. Autoritetet amerikane kanë vendosur që prodhuesit e automjeteve elektrike t’u ofrojnë blerësve opsione të ndryshme për zhurmën e makinës. Kjo masë u mor për shkak se mjetet elektrike kanë rezultuar në shumë raste burim aksidenti për këmbësorët. Kjo pasi këta të fundit nuk kanë dëgjuar zhurmën e makinës, për shkak të motorit elektrik. Rregullorja e re përcakton që këto automjete duhet të gjenerojnë zhurmë kur qarkullojnë me të paktën 30 km/h.

Rregullatori i Sigurisë Rrugore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se makinat elektrike janë shumë të qeta kur udhëtojnë me shpejtësi të ulët, saqë përbëjnë rrezik për këmbësorët, por edhe për qytetarët që përdorin biçikletat.

Ky autoritetet sqaroi se kur makinat elektrike udhëtojnë me shpejtësi të lartë, nuk është e nevojshme që të gjenerohet zhurma artificiale. Kjo për faktin se zhurma e gomave dhe e erës konsiderohet mjaftueshmërisht e lartë që të shërbejë si paralajmërim për këmbësorët që pranë tyre po kalon një automjet. Afati i fundit që është caktuar për të implementuar sistemin e zhurmës artificiale në makinat elektrike, është viti 2020. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi