Makinat elektrike, epoka e re nis vitin e ardhshëm (Foto)

Mercedez Benz EQC

Makinat elektrike, epoka e re nis vitin e ardhshëm (Foto)

14:06 08/10/2018

Thuajse çdo prodhues makinash do të hedhë në treg një ose më shumë modele të makinave elektrike (EV) përgjatë 18 muajve të ardhshëm.

Viti që vjen do të shënojë edhe rritje të madhe të numrin të EV-ve nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të makinave dhe kjo pritet që të ketë impakt serioz edhe në kërkesat për metale specifike për bateritë, të tilla si litiumi, kobalti, magnezi, HPA dhe nikeli.

Prodhuesit europianë të makinave, sipas ekspertëve, kanë themele të mira për të qenë në të njëjtin nivel e për të konkurruar liderët e makinave elektronike si Tesla, Nissan dhe prodhuesit e tjerë kinezë, të cilët vijojnë që të thyejnë rekorde në shitje çdo muaj.

[caption id="attachment_423384" align="aligncenter" width="827"]

Tesla Model 3

[/caption]

Tesla shiti rreth 22 250

Model 3S

në Shtator vetëm në Amerikë, numri më i madh i shitjeve të një modeli të vetëm makine në një muaj dhe hera e parë që një makinë elektronike thyen rekordin prej 20 mijë shitjesh në një muaj, në tregun amerikan.

Grupi francez PSA Group, që shet markat e makinave Peugeot, Citroen, DS, Open dhe Vauxhall, po i nënshtrohet një procesi që e ka përshkruar si "elektrifikim blic", i nisur që prej vitit të shkuar. Qëllimi është që deri në 2025 të ketë 100 përqind modele EV.

Peugeot dhe Citroen shfaqën modele plotësisht elektrike dhe versione hibride në

Paris Motor Show

javën e shkuar, automjete që pritet të dalin në treg vitin e ardhshëm. U prezantua gjithashtu edhe koncepti tërësisht elektrik i Peugeot, e-Legend car.

[caption id="attachment_423386" align="aligncenter" width="830"]

e-Legend

[/caption]

Grupi gjerman Volkswagen përllogaritet të shesë 3 milion EV në 2025.1 milion e këtyre shitjeve pritet të vijnë vetëm nga modelet I.D, që nisin prodhimin vitin e ardhshëm.

[caption id="attachment_423388" align="aligncenter" width="817"]

e-tron

[/caption]

Edhe Audi, që është gjithashtu pjesë e Volkswagen Group ka nisur prodhimin e e-tron EV, përpara prodhimit të plotë në 2019-n. Pritet që të prodhojë në total rreth 20 mijë automjete në vit.

Modeli i parë elektrik i Mercedez Benz do të prezantohet në mesin e vitit 2019, si pjesë e të paktën 10 modeleve të ndryshme që janë planifikuar për t'u prodhuar deri në vitin 2022.

[caption id="attachment_423390" align="aligncenter" width="814"]

Mercedes Benz EQC

[/caption]

/tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi