Kompania e prodhimit të automjeteve, Hyundai do të zëvendësojë sistemin e baterive tek 80 mijë automjete elektrike. Ku vendim i kompanisë është marrë pas shumë problemeve që janë shkaktuar në makinat e prodhuara prej tyre në të gjithë botën.

Mijëra makina elektrike të prodhuara nga Hyundai janë përfshirë në flakët për shkak të sistemit elektrik tek bateritë. Problemet më të shumta janë hasur në makinën elektrike të prodhuara së fundmi, Kona Ev, por sistemi i saj elektrik nuk ka rezultuar i duhuri.

LG Energy Solution, një divizion i LG Chem Ltd i cili prodhon bateritë, tha në një deklaratë se Hyundai Motor ka keqpërdorur sugjerimin e LG për logjikën e karikimit të shpejtë në sistemin e menaxhimit të baterisë së Hyundai dhe se qeliza e baterisë nuk duhet të shihet si shkaku i drejtpërdrejtë i rreziqet nga zjarri.

Problemi i Hyundai do të kushtojë rreth 900 milionë Dollarë, pasi sistemi i baterive të makinave elektrike është shumë i kushtueshëm.

Deri tani mësohet se nga i njëjti problem kanë qenë rreth 15 raste zjarresh, 11 në Korenë e Jugut, dy në Kanada dhe një në Finlandë dhe Austri./tvklan.al