Shefi ekzekutiv i Tesla, kompani që prodhon makina elektrike, Elon Musk, ka thënë se makinat e tij tashmë mund të blihen edhe duke përdorur monedhën virtuale Bitcoin.

Por edhe pse njoftimi nga Musk është bërë sot, ky opsion për blerjen e makinave elektrike mund jetë i disponueshëm brenda këtij viti.

Njoftimi  i Musk u bë me anë të një postimi në mediat sociale ku shkroi se “Tani mund të blini një Tesla me Bitcoin“. Deri tani bëhet me dije se Bitcoin i paguar për të blerë Tesla nuk do të konvertohet në monedhë tradicionale.

Kjo lëvizje e Musk shihet si një mbështetje për kriptomonedhat, pasi ai ka investuar në Bitcoin gjatë muajit të kaluar më shumë se 1.5 miliardë Dollarë. Që pas investimit të miliarderit amerikan monedhat virtuale kanë pësuar rritje të vazhdueshme në bursa.

Po ashtu drejtuesi i Tesla ka kritikuar dhe përdoruesit e parasë tradicionale, duke u kërkuar atyre që të shohin investimin tek kriptomonedhat./tvklan.al