Një aksident me dy të lënduar është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në daljen veriore të qytetit të Lushnjes.

Gazetarja Anila Sefa raporton se dy mjete, një makinë që drejtohej nga një taksist i cili udhëtonte bashkë me një mësuese, u përplas me një tjetër makinë në një kryqëzim, pranë një shkolle. Për pasojë të dyja makinat kanë përfunduar në trotuar…

Fatmirësisht në momentin e ngjarjes në rrugë nuk kishte kalimtarë, ndërsa si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar taksisti dhe mësuesja.

Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit në fjalë./tvklan.al