Makinën plot me armë e municione, 33-vjeçari planifikonte…

Makinën plot me armë e municione, 33-vjeçari planifikonte…

11:43 18/11/2020

Autoritetet policore në Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë T. C., 33 vjeç, banues në Durrës.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, e ndoqën 33-vjeçarin i cili po lëvizte me makinë nga Durrësi në drejtim të Tiranës dhe në aksin rrugor Durrës-Tiranë, tek kryqëzimi i Sukthit e ndaluan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, autoritetet gjetën 1 armë zjarri automatik, 6 karikatorë, 2 kallëpë tritoli dhe municion luftarak, të cilat 33-vjeçari kishte për qëllim t’i shiste kundrejt fitimit./tvklan.al





Të ngjashme