Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2016 është fituar nga tre kimistët, francezi Jean – Pierre Sauvage, skocezi Fraser Stoddart dhe hollandezi Bernard Feringa, për kontributin e dhënë me dizenjimin dhe sintetizimin e një makine në shkallë molekulare.

Makineritë e krijuara nga laureatët e sotshëm janë më të vogla se një fije floku. Duke i futur brenda trupit të njeriut, ato shërbejnë për të dërguar medikamente direkt në qelizat e sëmura.

Çmimi i të martës i njeh atyre meritën që kanë ndërthurur në dizenjimin e makinerive molekulare, çdo detaj motorrik, mekanik dhe muskular, deri në madhësitë më të imëta.

Kimistët që kanë zhvilluar makineritë më të vogla në botë do të ndajnë mes tyre çmimin me vlerën afërsisht 1 mln euro.

Profesor Jean – Pierre Sauvage është aktualisht një nga akademikët më të njohur të Universitetit të Strasburgut ndërsa drejton kërkimet shkencore në Qendrën Kombëtare Franceze të Kërkimit.

Britaniku Fraser Stoddart aktualisht është i lidhur me Universitetin “Northwestern” në Shtetet e Bashkuara ndërsa holandezi Bernard Feringa është profesor i Kimisë Organike në Universitetin e Groningenit, në Holandë.

Tv Klan