Kombi i Azisë Juglindore ka marrë 270 mijë doza përmes COVAX nga 12.8 milionë në total

Autoritetet shëndetësore malajziane kanë bërë të ditur se vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca është e sigurt për përdorim.

Kombi i Azisë Juglindore mori grupin e tij të parë të dozave të kësaj vaksine përmes programit global COVAX.

Ministri i Shëndetësisë Adham Baba në një konferencë për shtyp është shprehur se AstraZeneca është efektive dhe ajo do të administrohet tek ata të moshës 60 vjeç e lart.

AstraZeneca në bazë të rishikimeve në Britani dhe Evropë kanë vërejtur se vaksina ofron një nivel të lartë të mbrojtjes dhe se përfitimet e saj tejkalojnë shumë çdo rrezik

Malajzia mori dërgesën e saj të parë me gati 270,000 doza të vaksinës AstraZeneca. Zyrtarët kanë bërë të ditur se vaksina ishte e përshtatshme për përdorim edhe për ata të moshës më të vjetër dhe se janë rishikuar të dhënat në dispozicion përpara se ta miratonin për përdorim për grupmoshat e tjera.

Malajzia siguroi gjithsej 12.8 milion doza nga AstraZeneca, gjysma e të cilave do të vijnë përmes programit COVAX. 

Klan News