1

Plutoni po shfaq sekretet e tij. Pamjet e para të sondës së NASA-s, New Horizon tregojnë praninë e maleve prej akulli, të larta 3500 metra në planetin xhuxh.

Alan Stern, Drejtori i Misionit të “New Horizon”: “Kjo topografi kaq e thellë tregon se malet janë të përbëra nga akulli. Edhe me herët, ekipi që ka vëzhguar përbërjen e Plutonit tregoi për praninë e nitrogjenit, shumë kohë, para se të zbulohej prania e akullit. Për herë të parë mund të themi me siguri se ka ujë me bollëk në Pluton”.

Shkëncëtarët besojnë se malet e Plutonit janë formuar brenda 100 milionë viteve.

Fotot e New Horizon, e cila iu rrethrrotullua Plutonit me 14 km në sekondë, janë vetëm një episod i asaj që pritet në gjashtë muajt e ardhshëm, kur sonda te fluturojë në Rripin e Kuiperit.

Ky është një nga rajonet e sistemit diellor përtej Neptunit, i mbushur me mijëra shkëmbinj të ngjashëm me ato të Plutonit, të cilësuara  “mbetje” të sistemit diellor.

Ky sistem u formua rreth 4.6 miliardë vite më parë. Plutoni, që është më i vogël se Hëna, përshkon diellin çdo 248 vjet, në një orbitë shumë të pjerrët, duke krijuar transformime rrënjësore nga stina në stinë.

Tv Klan