Zbritja e papritur dhe e shpejtë e një prej shpateve të Malit Etna në Siçili mund

“të çojë në një cunami me efekte shkatërruese për të gjithë Mesdheun”.

Kështu paralajmërojnë shkencëtarët, të cilët teksa po përdornin pajisje të reja monitoruese, zbuluan se ana juglindore e vullkanit ka rrëshqitur rreth 4 centimetra nën ujë, në vetëm 8 ditë.

Bashkë me rezultatet e gjetjeve të tyre, të publikuara të enjten në revistën Science Advanced, ekspertët konfirmuan se e gjithë

“ana juglindore e Malit Enta është në lëvizje”.

“Nuk mund të përjashtohet shembja katastrofike e gjithë kësaj ane, ose pjesë të mëdha të saj, që mund të shkaktojnë një cunami me efekte ekstreme në Rajon”,

thanë ekspertët.

Duke qenë një prej vullkaneve më aktivë në Europë, Mali Etna monitorohet në mënyrë intensive nga shkencëtarët dhe autoritetet italiane.

Fatkeqësisht, zbulimi i ri nuk mund t’i ndihmojë shkencëtarët për të përcaktuar kur mund të ndodhë një fenomen i tillë katastrofik.

/tvklan.al