Prezantohet propozimi për shpalljen e Malit të Munellës zonë të mbrojtur. Gjatë një takimi me banorë të zonës, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se ky vendim pritet të ndikojë drejtpërsëdrejti mbi banorët e këtij komuniteti.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme që ne të ndajmë sot një shqetësim shumë të madh. Do ta lëmë që të vazhdojë erozioni, të vazhdojë shpyllëzimi i zonës dhe të vazhdojmë të jemi indiferentë apo të pavëmendshëm karshi shkatërrimit të një prej pasurive më të mëdha kombëtare që kemi në zonën pyjore të vendit apo të gjithë së bashku, do bëjmë një veprim që do të çojë në një drejtim tjetër”.

Klosi tha se synimi kryesor mbetet turizmi në këtë zonë gjatë 12 muajve të vitit.

Tv Klan