Vendet e BE lirojnë lëvizjen pas 15 Qershorit

Këta janë turistët e parë të huaj që hyjnë në Malin e Zi përmes kufijve tokësorë. Prej mesnatës mes të dielës dhe të hënës, ky vend ka hapur kufijtë tokësore me Shqipërinë, Kosovën e disa vende të rajonit e më gjerë.

Në total shtetasit nga 24 vende të botës nga kjo e hënë e 1 Qershorit do të mund të hyjnë lirisht në Malin e Zi pa qenë nevoja të izolohen në karantinë për 14 ditë, siç veprohej deri më tani në kuadër të masave kundër përhapjes së Covid-19.

Turistët e parë që hynë ishin nga vendet e Europës Perëndimore. Qeveria malazeze nuk pranoi hapjen e kufijve me Serbinë, Maqedoninë e Veriut e Italinë. Autoritetet në Podgoricë thanë se vendimi për hapjen e kufijve do të merret në një të ardhme të afërt. Këto vende kanë ende nivele të larta infektimi me Covid-19.

Me Shqipërinë, edhe Greqia ka në plan të hapë kufijtë më 15 Qershor, kur ky vend pritët lejojë hyrjen pa kufizime karantine me shumë vende të kontinentit.

Edhe vende si Italia, Kroacia, Gjermania e Austria, prej 15 Qershorit do të hapin kufijtë me shumë vende të Bashkimit Europian e përtej, ndërsa nuk kanë marrë ende një vendim për Shqipërinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Tv Klan