Mali i Zi ka votuar të mërkurën për të legalizuar partneritetin civil mes personave të gjinisë së njëjtë, duke u kthyer në vendin e parë evropian jashtë Evropës Perëndimore dhe Bashkimit Evropian që njeh ligjërisht çiftet e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

Ligji është miratuar me 42 vota për në parlamentin me 81 ulëse, ka thënë Blanka Radoseviç Maroviç, drejtore në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ky ligj ishte kundërshtuar fillimisht në Korrik të vitit 2019.

Ky vendim i Malit të Zi, që është duke avancuar rrugën e tij në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është mirëpritur nga liderët.

Hap i mrekullueshëm në drejtimin e duhur për shoqërinë e Malit të Zi, maturinë e tij demokratike dhe proceset integruese”, ka thënë Kryeministri malazez, Dushko Markoviç përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Ky shtet, me rreth 620,000 banorë, është bërë anëtari i 32-të i Kombeve të Bashkuara që e njeh një formë të partneritetit civil për çiftet e gjinisë së njëjtë. /REL