Në raundin e dytë konkurrojnë Milo Gjukanoviq dhe Jakov Millatoviq

Në Mal të Zi sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Në garën zgjedhore janë dy kandidatë për presidentë, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të 19 Marsit, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe Jakov Millatoviq, kandidati i Lëvizjes Evropa tani.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga pavarësia e Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak. Të drejtë vote në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi kanë 542.154 qytetarë, po aq sa në raundin e parë.

Klan News