Qeveria e re malazeze ende nuk ka marrë një qëndrim të qartë nëse do t’i bashkëngjitet në të ardhmen e afërt iniciativës Ballkani i Hapur, por numri dy i saj Dritan Abazoviç nga Akademia Diplomatike në Vjenë mbështeti idenë kryesore për heqjen e kufijve mes shteteve ballkanike.

“Nuk është e nevojshme të diskutojmë kaq shumë për ndryshimin e kufijve. Ne na duhet që t’i bëjmë ato të padukshëm. Kufijtë janë në kokat tona. Evropa e ka zgjidhur prej vitesh këtë çështje. Ne duhet të shohim mënyrat që ta bëjmë të mundur lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave me heqjen e kufijve. Ne nuk duhet të humbasim momentin, njerëzit duan që të shohin ndryshime konkrete në jetën e tyre përndryshe ata do të humbasin shpresën.

Abazović theksoi nevojën për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, zbatimin e projekteve të përbashkëta ekonomike dhe vlerësimin e potencialeve të shumta mes shteteve të rajonit dhe shkëmbimet turistike. Numri dy i qeverisë malazeze tha se nëse nuk largojmë nga politika elitat e kontaminuara të viteve 90 shtetet ballkanike do të presin me dekada që të integrohen me BE-në.

Klan News