Mali më i lartë në botë, në rrezik

Mali më i lartë në botë, në rrezik

11:40 25/09/2019

Mont Blanc, mali më i lartë në Europë është në rrezik shembjeje. Autoritetet italiane kanë mbyllur rrugët që të çojnë në mal dhe kanë evakuuar personat që kujdesen për disa kasolle malore apo objekte turistike, pasi ekspertët paralajmëruan se një pjesë e konsiderueshme akullnajash mund të shembet.

Zyrtarët tregojnë se rreth 250,000 metra kub akull janë në rrezik të shkëputen nga akullnaja Planpincieux në majën e Grandes Jorasses. Shkak kryesor është ngrohja globale që po rrezikon malin, por edhe zona të tjera përreth, pasi rritja e nivelit të ujërave pritet t’u shkaktojë përmbytje.

Aktualisht, një pjesë e akullnajës po rrëshqet me shpejtësi 50-60 cm në ditë. Ky fenomen tregon se si Mont Blanc po kalon një periudhë drastike në ndryshime për shkak të faktorëve të klimës. Rritja e temperaturave globale po çon në shkrirjen e akullnajave malore dhe zhdukjen e fletëve të akullit.

Akullnaja e ka humbur madhësinë e saj origjinale dhe referuar shkencëtarëve, ka humbur të paktën 80% të vëllimit, krahasuar me vitin 2006.

Gjithsesi, ekspertët nga qeveria rajonale e “Valle d’Aosta” dhe “Safe Mountain Foundation” thonë se është e pamundur të parashikohet saktësisht se kur do të rrëzohet masa e akullit.

Mont Blanc, i ndodhur mes rajoneve të Italisë dhe Francës, ka 11 maja dhe çdo vit tërheq qindra mijëra turistë. Masivi është i njohur për aktivitete në natyrë si ecje në këmbë, ngjitje, vrap dhe ski.

Klan Plus

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori