Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe deputeti Lefter Maliqi kanë debatuar sot në Kuvend, ku kanë përmendur dhe episode personale. Lleshaj tek po përgjigjej në interpelancë me Maliqin, ka thënë se ai di shumë gjëra dhe nuk janë mirë që të bëhen publike, duke i kujtuar dhe kohën kur ka qenë polic në Rrëshen.

Dola këtu dhe lexoja në respekt për ata që dëgjojnë, dola me letër në shenjë përgjejgësie. Në ndërhyrjej tuaj të dytë u përpoqa që të shënoja ndonjë gjë, por je aq kreativ sa nuk kapesh dot. Nga makina, tek Vettingu, tek Rrësheni. Po Rrëshenin besoj se e njeh mirë, ke shërbyer disa kohë atje, të palavdishme, dhe shpresoj që të mos bëhen publike ato ndodhi aty se do u pengojnë që të dilni në këtë foltore”, tha ministri.

Nga ana tjetër reagoi dhe Maliqi duke thënë se ai është kërcënuar nga një kriminel në Rreshen dhe shtoi se nga Policia është largur dy herë me kërkesën e tij.

Një me syze nuk e mposht dot ata që i ka sytë pish si shqiponjë. Për Mirditën, po është e vërtetë që jam kërcënuar nga Agim Pepa, që më pas e kam arrestuar me forcat e Policisë së Lezhës dhe tani ai është në burgim të përjetshëm. Është e vërtetë që jam larguar dy herë nga Policia e Shtetit, njëherë se denoncova një drejtor policie që ishte lidhur me mafien dhe u dënua 7 vjet, dhe herën tjetër se ia jam futur politikës”, u shpreh deputeti.

Në fund Maliqi u shpreh se di shumë gjëra për Lleshaj dhe hodh akuza kundër tij, po ashtu i tha për të disatën herë që të mos ketë fatin e Saimir Tahirit./tvklan.al