Mallakastër – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan Berti Xhelaj, 35 vjeç, banues në fshatin Visokë, Mallakastër.

Ndalimi i tij u bë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative thuhej se në banesën e Berti Xhelaj kishte armë e municion luftarak. Lidhur me këtë nga punonjësit e policisë u ushtrua kontroll i banesës nga ku u gjetën dhe sekuestruan 61 fishekë automatiku model 56, 1 krëhër dhe 6 mbajtëse metalike fishekësh.

Para se të fillonte kontrolli Xhelaj u largua me shpejtësi nga banesa, duke mos u bindur thirrjeve të policisë.

Pas ndjekjes nga patrulla e policisë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij./tvklan.al