Pasi terroristët goditën World Trade Center më 11 Shtator të 2001, një kapiten trageti nga New York, i cili më vonë u bë zjarrfikës ndihmoi në evakuimin e qindra personave nga Lower Manhattan.

Ai ishte Thomas Phelan, 45 vjeç, një prej shumë heronjve që i erdhi në ndihmë qytetit pas sulmit. Sipas CNN, Phelan vdiq të premten. Ai është një prej mijëra viktimave që kanë vdekur nga kanceri për shkak të sulmit të 11 Shtatorit.

Phelan punonte për një linjë tragetesh kur dy kullat binjake u goditën dhe ndihmoi njerëzit nga Lower Manhattan. Në 2003 ai iu bashkua departamentit të zjarrfikëses dhe më vonë u promovua në marinë.

Kryebashkiaku Bill de Blasio, në një postim në Twitter, vlerësoi heroizmin e Phelan dhe shprehu ngushëllimet për vdekjen e tij.

Me mijëra persona janë diagnostikuar me kancer si pasojë e sulmeve të 11 Shtatorit. Shumë prej rasteve besohet se kanë ardhur si pasojë e ekspozimit ndaj agjentëve kancerogjenë pas sulmeve.

Mes viktimave janë punonjës të shërbimit të emergjencës, shpëtim-kërkimit, pastrues e vullnetare, që ndihmuan pas sulmeve në World Trade Center, Pentagon dhe pranë Shanksville, Pennsylvania.

Të tjerët jetonin, punonin ose shkonin në shkollë pranë kullave binjake më 11 Shtator, apo gjatë muajve në vijim.

Më 11 Shtator të 2001, 19 persona rrëmbyen 4 avionë komerciale amerikanë të mbushur me udhëtarë. Në total 2 977 persona mbetën të vrarë në New York, Washington dhe jashtë Shanksville, Pennsylvania. Sulmet u orkestruan nga lideri i al Qaeda, Osama bin Laden.

/tvklan.al