Portieri polak ka luajtur vetëm në 3 ndeshje në komepticionet Evropaine dhe ka lëne shenjë për keq

Paraqitjet në kampionatet evropiane janë një makth për portierin e Polonisë, Vojçeh Shezni.

Gafa ndaj Sllovakisë që e bëri atë portierin e parë që shënon gol në portën e vet në historinë e kompeticonit nuk është e vetmja.

Portieri polak bëri paraqitjen e tij të tretë në një turne, ndërsa më herët ka marrë pjesë në ndeshjet në turnetë në vitet 2012 dhe 2016. Në vitin 2012, portieri polak luajti në takimin që kombëtarja e tij pati kundër Greqisë.

Por dalja e pamenduar i kushtoi shumë, pasi i dha mundësinë Dimitris Salpingidis të shënonte gol. E për t’i përkeqësuar gjërat u ndëshkua me karton të kuq, pasi shkaktoi faull ndaj kundërshtarit.

Ai nuk luajti më në turneun e organizuar nga Polonia dhe Ukraina. Katër vite më pas, në Evorpianin e 2016-ës, ai pësoi një dëmtim në kofshë në takimin e parë të Polonisë dhe nuk luajti më për skuadrën, që shkoi deri në çerekfinale.

Nga 54 paraqitje me kombëtaren, Shezni ka luajtur vetëm në 3 takime në një kampionat Evropian.  Në 258 minuta, ai ka pësuar 3 gola, ka bërë 1 pritje, 1 gabim që ka kushtuar një gol, ka shkaktuar një penallti dhe është ndëshkuar  një herë me karton të kuq.

Klan News