Mëngjesin e 19 Shtatorit të vitit 1985, Meksika u trondit nga një tërmet i fuqishëm më magnitudë 8.0.

32 vjet më vonë, të njëjtën ditë, kryeqytetit meksikan u godit nga një tjetër tërmet i fuqishëm.

Lëkundjet e 1985 -ës shkaktuan dëme katastrofike në zonën e Mexico City dhe i morën jetën mbi 10 mijë personave. Sekuenca e ngjarjeve përfshiu një sërë tërmetesh, i pari me magnitudë 5.2, që ndodhi muajin Maj të atij viti, më pas tërmeti dha goditjen kulminante më 19 Shtator, duke u pasuar me dy tronditje të tjera të fuqishme.

E para ndodhi më 20 Shtator, me magnitudë 7.5 dhe e dyta ndodhi 7 muaj më vonë, më 30 Prill 1986 me magnitudë 7.0. 

Lëkundjet e kësaj të marte ishin me një magnitudë 7.1 dhe goditën  Meksikën qendore duke shkaktuar panik ndër njerëz.

Me mijëra dolën nëpër rrugë.

Të paktën një ndërtesë raportohet të jetë shembur ndërsa fluturimet në kryeqytet janë pezulluar dhe ndërtesat përreth janë evakuuar.

Më pak se dy javë më parë, një tjetër tërmet me magnitudë 8.1 i mori jetën të paktën 90 personave në vend./tvklan.al