Ndërsa La Liga ka hyrë në fazën finale, te Majorka janë të shqetësuar për gjendjen e bomberit Vedat Muriqi.
Sulmuesi i Kosovës la fushën e lojës pas vetëm 37 minutash lojë, në takimin ndaj Selta Vigos, ku skuadra e tij u mund 2-1.
Muriqi ka pësuar një dëmtim muskulor, e nuk do të jetë për takimin në fundjavë kundër Real Sociedad, e po ashtu është në dyshim për ndeshjen e javës së 32 kundër Leganes më 19 Prill.
Sulmuesi i Kosovës ka zhvilluar 26 ndeshje me Mallorcan këtë edicionin, në të gjitha garat. 30-vjeçari ka shënuar shtatë gola e ka dhënë dy asiste.
Sfidat në vazhdim janë shumë të rëndësishme për Majorkën, që lufton për një vend në Europë, ndërsa kampionati do edhe 8 javë të përfundojë.
Përveç sulmuesit të dardanëve, dëmtime pësuan edhe Manu Morlanes dhe Takuma Asano në takimin ndaj Seltës. Të tre, vuajnë nga lëndime në muskulin e pasëm të kofshës.
Klubi i Majorkës njoftoi se disponibiliteti i futbollistëve do të varet nga përparimi në procesin e rekuperimit të dëmtimit të tyre.
Muriqi barazoi numrin e golave të shënuar sezonin e kaluar, ndërsa është larg rekordit të vendosur në vitin futbollistik 2022/2023, ku në total realizoi 15 herë.
Drejtuesit e klubit janë duke shqyrtuar situatën e tij, ndërsa nuk përajshtohet mundësia që të largohet në verë, ne rast ten je oferte te mire.
Kontrata sulmuesit të dardanëve i përfundon më 30 Qershor 2027.
Klan News