Këngëtari i njohur Maluma ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “Hawai”.Kënga është mjaft ritmike dhe tregon historinë e një marrëdhënie toksike dhe pasojat e saj në epokën e Instagramit.

Ndalo së gënjyeri veten, fotoja që ke hedhur me të duke thënë se ai ishte gjithçka për ty, unë e di që e postove vetëm për të më bërë mua xheloz”, janë disa prej fjalëve të kësaj kënge.

Videoklipi i këngës është xhiruar në Miami dhe hapet me skenën e Malumës duke debatuar me të dashurën e tij dhe më pas ata largohen nga njëri-tjetri.

“Hawái” është pjesë e albumit më të ri, që këngëtari pritet të publikojë së shpejti./tvklan.al