Këngëtari kolumbian Maluma, së fundmi ka habitur fansat me deklaratën e tij. Në një intervistë të dhënë për “Access Hollzwood”, ai bëri të ditur ndjenjat e tij për Kendall Jenner.

Maluma rrëfeu se supermodelja ‘pushtoi’ zemrën e tij që nga hera e parë që e pa. Këngëtari zbuloi se ai u takua me Kendall gjatë një fushate për Calvin Klein.

“Ne ishim duke xhiruar së bashku dhe pastaj ajo më pa. U nervozova aq shumë, saqë jam i sigurt që ajo e vuri re”.

Por më tej, Maluma shtoi se nuk dëshiron një marrëdhënie serioze tani, pasi lidhja e tij 5-vjeçare nuk ka shumë kohë që ka përfunduar.

Ai preferon të përqendrohet për momentin në karrierën e tij, pasi mendon se është akoma i ri për të krijuar familje./tvklan.al