Mamaja e Bes Kallakut ka festuar 60-vjetorin e saj të lindjes dhe nuk kishte si të mungonte urimi i Besit dhe nuses së saj Xhensila Myrtezaj.

Madje ata i kanë bërë edhe një surprizë në shtëpi ku ambienti shihet i zbukuruar me tullumbace dhe lule.

Në një foto të publikuar nga ditëlindja, Xhensila i uron vjehrrës të bëhet 100 vjet duke e quajtur atë “nëna kamomil”.

“Nëna kamomili…Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar këngëtarja.

Me një foto tjetër të shkëputur nga ditëlindja, Besi ia ka uruar ditëlindjen të ëmës me fjalë mjaft të ëmbla dhe të bukura.

“Mamaja ime, Shpresa, lule kamomil, prehri i paqes, gjumi i qiellit. Urime 60 vjetorin e bukura mam”, ka shkruar Besi. /tvklan.al