Kris Jenner prej 5 vitesh është në një lidhje me 39-vjeçarin, Corey Gamble.  Ata kanë një diferencë të madhe në moshë sepse Kris është 64 vjet.

Së fundmi, Corey në një intervistë për “Hollywood Life”, ka treguar më tepër detaje për mardhënien e tij me nënën e motrave Kardashian.

Ai shprehet se ndihet mirë me të dhe nuk e ka problem faktin që nuk martohet me Jenner. Më tej Gamble shton se është tepër i ri për të patur fëmijë me Kris, por kujdeset shumë për nipërit e saj dhe i do sikur të jenë të tijët.

Nga 3 martesat e mëparshme, Kris Jenner ka 6 fëmijë. /tvklan.al