Dolores Aveiro, mamaja e Cristiano Ronaldo, ka mbrojtur djalin e saj pas akuzave për përdhunim nga 34-vjeçarja Kathryn Mayorga. Duke folur për një media portugeze, ajo tha se ka besim tek djali i saj, ndërsa akuzoi 34-vjeçaren se nuk i shkoi në dhomën e hotelit Cristiano Ronaldos për të luajtur me letra.

“Unë e njoh djalin tim. Kam besim te djali im kur bëhet fjalë për atë që ka ndodhur. Kur ajo shkoi atje, nuk vajti për të luajtur me letra”

, është shprehur Dolores Aveiro.

Cristiano Ronaldo është akuzuar nga ish-modelja amerikane Kathryn Mayorga se në vitin 2009 është abuzuar seksualisht në Las Vegas nga ylli portugez i futbollit. Madje ajo ka thënë se ishte paguar 290 mijë Paund për të mos folur. Por Ronaldo i mohon të gjitha këto akuza që kanë shpërthyer pas 10 vitesh. Në mbështetje të tij kanë dalë motra dhe e dashura e vet futbollistit.

Në muajin Janar, policia amerikane dorëzoi një kërkesë tek autoritetet italiane të Torinos, aty ku jeton Ronaldo, për të marrë një mostër të ADN-së së futbollistit në kuadër të hetimeve që po kryejnë pas denoncimit të 34-vjeçares Kathryn.

/tvklan.al