Tayna është një nga këngëtaret më të talentuara në Shqipëri, fama e të cilës ka kaluar edhe kufijtë. Ajo është një ndër më reperet më të paguara dhe më të pëlqyera dhe këngët e saj kthehen padiskutim në hit.

Ditën e sotme mamaja e saj feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte urimi i saj. Ajo gjithmonë ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me prindërit dhe është mjaft krenare për ta.

Ajo ka publikuar disa postime në rrjetet sociale me të ëmën dhe nuk kursen fjalët e ëmbla.

“Drita e syve të mi. Jam me fat që të kam ty mama. Je shpirti më i pastër dhe i bukur që kam njohur ndonjëherë”, ka shkruan Tayna./tvklan.al