Gazetari Klinton Zeqiri dhe nëna e tij janë bërë pjesë e emisionit Rudina në Tv Klan. Ata kanë folur për jetën e tyre private dhe për videot humoristike që gazetari hedh me të ëmën në rrjtet sociale. Në një lidhje me Skype ka qenë edhe e dashura e Klintonit nga Bjellorusia e cila foli shqip. Nëna e Klintonit tregon se djali i saj është shumë xheloz dhe nuk dëshiron që ta mërzisë Katerinën me xhelozitë e tij.

Rudina Magjistari: Juve ju pëlqen që nusja do jetë nga Bjellorusia?

Shegushe Zeqiraj: Më pëlqen, është goxha vajzë e mirë dhe shumë e zgjuar, çuni ma pëlqen, pse jo. I jep shumë dashuri Klintonit për aq kohë sa janë bashkë, kujdeset shumë. Tani që erdhi në Tiranë dhe qëndroi 1 javë dhe shikoja që interesoheshe për Klintonin, ta bëj këtë, ta bëj atë. Kur kishte kollë nja dy ditë i thoshte të të bëj një çaj sepse nuk ndihem mirë kur ju keni kollë, domethënë më bëri shumë përshtypje.

Rudina Magjistari: Cila është këshilla që të ka dhënë mami në lidhje me Katerinën?

Shegushe Zeqiraj: Para se të futeshim sot në studio, ky flet në telefon dhe ka raste që nevrikoset dhe i them mami mos të lutem.

Klinton Zeqiraj: Unë jam pak xheloz për Katerinën.

Shegushe Zeqiraj: I them mos shfaq shenja xhelozie, shfaqi dashuri dhe ngrohtësi. Ju jeni larg dhe nëse ti shfaq shenja xhelozie ajo do të thotë kur më jep shenja xhelozie kur jemi larg, po kur të jemi afër e të bashkëjetojmë?

Klinton Zeqiraj: Jo mam, kur të bashkëjetojmë është tjetër gjë.

Shegushe Zeqiraj: Jepi ngrohtësi që ajo të kuptojë se ti je dikushi, s’ke pse ti kesh ato mentalitete se më vjen keq se ti je me shumë botë.

Klinton Zeqiraj: Nuk është se kam xhelozi të tepruar, por mendoj që nëse nuk ke xhelozi në një dashur, nuk quhet domethënë dashuria duhet të ketë pak dashuri. /tvklan.al