Ditën e djeshme reperi i njohur Stresi ka bërë një postim në rrjetet sociale dhe paralajmëron ish-shokët dhe miqtë e tij që i kanë dalë kundër se shumë shpejt do i bëjë një “diss” të fortë. Ai do nxjerrë një këngë të titulluar “Po foli i fundit” të cilën do ia kushtojë miqve të tij që i janë kthyer në armiq.

 “Po foli i fundit është këngë që mos ta keqkuptoni shkon për ata që ju dhashë gjithçka. Për ata që i ndihmova për ata që lash veten keq për ta. Respekt për kundërshtarët e kam me të mitë, me ata që hëngra, me ata që më dolën… Me 25 prill ju betohem në Allah as te ura e Kukësit nuk kini për ta kaluar dot se do t’ju … me krejt kush t’ju vijë mbrapa. Unë s’kam dash të flas i fundit po më detyruat o …”, ka shkruar reperi.

Mamaja e Stresit mesa duket nuk e pëlqen fakti që i biri përdor një fjalor të pistë në rrjetet sociale dhe i ka tërhequr “veshin” me një mesazh që i ka dërguar.  Ajo i kërkon të heqë dorë nga ky fjalor sepse është në një moshë të pjekur dhe nuk i ka aspak hije kjo sjellje.

“Fillo nga pak të heqësh fjalorin e pistë dhe të sharat në story! Djali im, je në moshë të pjekur e nuk të kanë hije tash se ke sedër dhe zemër të madhe e shpirt të madh e mos t’i mbulojnë fjalët jo të rregullta. Fillo zemra ime e mundohu me ndryshu pak. Unë e di që e ke të vështirë dhe fillimi është gjithkund e vështirë, por ti kije fatin me vete prej të madhit Zot. Lutjet e mia nuk pushojnë kurrë për ty, të përqafoj fort”, ishte mesazhi i mamasë së Stresit.

Stresi e ka publikuar këtë mesazh në Instastory dhe shkruan: Arsyeja pse nuk dua të jem i keq me njerëzit është nëna ime! Por, do vijë dita juaj së shpejti!” /tvklan.al