Nëna e Selena Gomez, Mandy Teefey luajti rolin e Kupidit për një dekadë të tërë për të bijën dhe të fejuarin e saj, Benny Blanco. Në intervistën e tyre të parë të përbashkët të dhënë për Interview Magazine, çifti ka rrëfyer detaje nga lidhja dhe projektet e tyre.

Selena tha se ka qenë rreth 16-17 vjeçe kur e ka njohur këngëtarin, i cili shtoi se ishte nëna e saj ajo që organizoi një takim mes tyre. Në atë moment, Benny u bë i famshëm ndërsa Selena s’ishte ende një këngëtare, por ai tërhiqej nga këngët e saj të trishta.

Gjithçka nisi si miqësi, por Selena thotë se kalimi në një romancë ishte shumë i lehtë.

“Ishte shumë e thjeshtë. Hynim në studio për të punuar për një këngë dhe veç flisnim, ishte kaq e thjeshtë për mua. E pëlqeja para se të më pëlqente ai”, një detaj që e habiti këngëtarin. Gjithçka ndryshoi një mbrëmje, por rrëfimin e vazhdon Blanco.

“Po. Vërtet nuk e dija. Ishim në studio dhe i thashë ‘duhet të njohësh disa nga miqtë e mi. Mund të të njoh me dikë që të dalësh’. S’e kisha menduar fare. Më pas po shkëmbenim mesazhe dhe të nesërmen e lamë për darkë. Ma merr mendja se ajo mendoi që ishte takim dhe unë s’e dija fare. Herën e dytë që u takuam thashë ‘a më pëlqen ajo mua?’ S’e kisha idenë. Nga aty, ishte e lehtë. Ti e di kur mendon se ke takuar njeriun e duhur, thua ‘o zot’. Por kjo është ndryshe. Qëkur nisëm të dilnim, thashë ‘kjo është gruaja ime’. I thosha mamit ‘kjo është vajza që do të martohem’”, përmbylli ai duke  e quajtur Selena “shoqen e tij të ngushtë”.

Ditën e Shën Valentinit, çifti publikoi këngën “Scared of Loving You” që është pjesë e albumit të tyre të  përbashkët, “I Said I Love You First”. Albumi do të publikohet më 21 mars./tvklan.al