Blerina Kllokoqi Rugova dhe vëllai i saj, Petrit Kllokoqi rrëfejnë marrëdhënien e tyre

Blerina Kllokoqi Rugova është një stiliste shume e njohur, me bashkëpunime ndërkombëtare, duke bërë që brendi i saj të kalojë kufijtë. E ftuar në emisonin “Rudina”, së bashku me vëllain e saj Petrit Kllokoqi, ata kanë folur më tepër për marrëdhënien e tyre, por jo vetëm.

Blerina ka dalluar gjithmonë me stilin e saj ku ka bërë veshje për Atifete Jahjaga gjatë mandatit të saj, si dhe për Rita Orën në mbrëmjen gala, si dhe muzikanten dhe producenten e njohur amerikane Jon Mack. Gjithashtu Blerina ka veshur Inva Mulën, Emina Cunmulaj, Ermonela Jaho, por edhe për këngëtaret e njohura Dafina Zeqiri dhe Morena Taraku.

Për marrëdhënien me vëllain e saj shprehet: Unë dhe Petriti kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Mami gjithmonë për çdo gabim të tijin më bërtiste mua, se më thoshte ti e ke mësuar. Unë e kam pasur gjithmonë krah dhe ai më ka pasur krah.

Blerina ka dizenjuar fustanin e nusërisë së Elia Zaharia, si dhe të Marina Vjollcës. Ku fustani i nusërisë së Elias është cilësuar si më i miri nga Revista Gjermane “Kurier.at”.

Në Shkurt të 2019, Blerina është dekoruar nga presidenti Hashim Thaçi me medalje presidenciale, si stiliste shumë e suksesshme brenda dhe jashtë kufijve.

Në Prill të 2019, prezantuesja e famshme amerikane, Joseline Hernandez është veshur me krijimet e stilistes së njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Blerina ka marrë një dedikim të veçantë nga aktorja me famë botërore Angelina Jolie. Ajo i ka dhuruar një autograf me dedikim disa vite më parë, ku shkruhet “Me dashurinë dhe respektin tim për Blerinën”

Blerina Rugova ka stiluar fustanet e nusërisë së bashkëshortes së Petritit, Erzës. 6 fustane të veçantë, një prej të cilëve është filluar në Shkurt të 2019 dhe është mbaruar në Mars.

Ajo është e martuar prej 10 vitesh me djalin e Ibrahim Rugovës, Mendim Rugovën. Nga kjo martesë ata kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë./tvklan.al