Jeta e Elvinës, protagonistes së “3 Ditë me 5 Yje” rezulton të ketë qenë një kalvar sfidash.  Gjatë  darkës me moderatorin e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo rrëfeu për dashurinë që gjen brenda shtëpisë së saj të vogël, për njohjen me Fatmirin, për raportin e ngushtë me hallën e tij dhe bashkëshortin e saj sepse Fatmiri është rritur prej tyre dhe jetojnë me  ta, për humbjen e të atit.

Për secilën vështirësi, Elvina thotë se “ia ka dalë”. Në dy momentet e tjera që ajo rrëfen, pavarësisht distancës kohore në të cilën kanë ndodhur si dhe situatës së vështirë, mosdorëzimi shprehet qartë në karakterin e Elvinës.

Ardit Gjebrea: Në cilin moment të jetës ke thënë “faleminderit Zot?”

Elvina: Në momentin kur mamaja ime është shëruar nga depresioni.

Ardit Gjebrea: Vërtet? Pse kaloi në depresion?

Elvina: Po. Dhe çfarë bëja Ardit? Shkoja në shkollë dhe kisha lekë, 20, 30 ose 50 lekë që merrja për shkollë, nuk i harxhoja, do i mblidhja gjatë gjithë javës që t’i hidhja ofertë përpara Zotit dhe i kërkoja Zotit këtë në këmbim. Si fëmijë  që isha, aq mendoja domethënë dhe u shërua dhe ia dola. Ky ka qenë momenti më i veçantë në jetën time.

Ardit Gjebrea: Po një moment që ke thënë “po pse o Zot?”

Elvina: Momenti kur më është vrarë djali.

Ardit Gjebrea: Si t’u vra djali?

Elvina: Po, djalit tim te Pazari, para 3 muajsh iu ngul hekuri nga pjesa e këmbës dhe unë nuk isha aty, nuk kam qenë atë ditë aty dhe ishte momenti që kemi shkuar të traumatizuar në Spitalin Ushtarak dhe ai tha mund të ketë prerë damarin përfundimtar që mund t’i pritet këmba djalit. Ai ka qenë momenti që unë nuk jam ndierë kurrë në jetën time aq keq. Por ia dola prapë sepse nuk ishte ajo, Zoti më donte mua që nuk ishte ajo që tha ai por ishte damari tjetër që mund të funksiononte këmba./tvklan.al