Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi ka qenë sot në zonën e Malësisë së Madhe, ku ka patur një takim me gra dhe vajza, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Në bashkëbisedimin me gratë e kësaj zone, Mesi theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm përmes mamografisë, si arma më e fortë për të fituar betejën me këtë sëmundje.

Në njësinë e lëvizshme të mamografisë, Zëvendës Kryeministrja takoi edhe stafin që aktualisht është i angazhuar me këtë shërbim, ndërsa vuri në dukje se gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, mamografitë në të gjithë shërbimin publik do të jenë falas dhe me orar të zgjatur, për t’ju dhënë mundësi sa më shumë grave të kryejnë kontrollin e gjirit.

Ekzaminimin mund ta kryejnë gratë e interesuara në moshën mbi 50 vjeç, ose ato të moshës 40-50 vjeç që konsiderohen me risk të lartë, ndërkohë që mamografët e lëvizshëm do te jene në të gjithë vendin për të garantuar shërbimin afër vendbanimit, Skrapar, Fier, Ersekë, Burrel, Bulqizë, Bajram Curri, Fierzë, Lezhë, Sarandë.

/tvklan.al