Barcelona shpreson tek rinovimi

Saga e rinovimit të Lionel Messi me Barcelonën vazhdon të marrë kthesa çdo ditë. Pozicioni delikat financiar i klubit çon në komplikime të vazhdueshme. Për shkak të rregulloreve të pagave në La Liga apo rregullave të Fair Play Financiar, procesi po vonohet çdo ditë.

Shumë zhurmë po vazhdon në zyrat e klubit, pasi Joan Laporta dhe bordi i tij janë impenjuar të shesin lojtarë, të rinegociojnë kontratat për të zvogëluar pagat dhe madje duke shkuar deri atje sa të zgjidhin kontratat e disa lojtarëve që të çlirojnë fonde.

Sipas raportimeve nga Mundo Deportivo ndërsa Barcelona vazhdon të punojë për rinovimin, Manchester City dhe Paris Saint-Germain po qarkullojnë si grabitqarë. Të dy gjigantët me sa duket nuk e kanë humbur interesin e tyre për nënshkrimin e Lionel Messi dhe janë të vëmendshëm ndaj situatës së tij. Manchester City dukej se ishte shumë pranë sigurimit të  shërbimeve të Messit, por transferta u sfumua pas skandalit të Bartomeut.

Pas gjigantëve anglezë, në radhë është PSG, Lojtarët dhe stafi i tyre madje pranuan publikisht interesin për nënshkrimin e Messit. Sidoqoftë, spekulimet nuk çuan askund pasi në media dolën lajmë se argjentinasi ishte pranë rinovimit.

Ende ekziston optimizmi se Messi do të rinovojë pasi të jenë shuar disa ndërlikime të vogla. Sidoqoftë Man City dhe PSG do të mbajnë një sy të mprehtë. Dhe nuk është sekret që financiarisht ata do të kenë epërsinë.

Tv Klan