Manchester United do të blejë nga Everton sulmuesin Romelu Lukaku për afro 85 milionë e gjysmë euro.

Lojtari i Kombëtares belge të futbollit shënoi 25 gola në sezonin e fundit. United, që gjurmonte Lukakun prej disa kohësh tashmë ka hequr dorë nga futbollisti i Real Madrid Alvaro Morata, duke shpenzuar për Lukakun afro 30 milionë euro më shumë se vlera e tij në merkato.

Skuadra që drejtohet nga Jose Mourinho po përpiqet të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen, në mënyrë që Lukaku t’i bashkohet ekipit në turneun e Shteteve të Bashkuara.

Fillimisht mendohej se Lukaku do të kthehej tek Chelsea.

Londinezët e blenë në 2011 për ta shitur më pas tek Everton për 32 milionë euro. Lukaku menaxhohet nga italiani Mino Raiola, i cili mbron gjithashtu interesat e Paul Pogba, Zlatan Ibrahimoviç dhe Henrikh Mkhitaryan, tre lojtarë të cilët firmosën për United verën e shkuar.

Belgu refuzoi zgjatjen e kontratës me Everton, më e madhja në historinë e klubit duke thënë se, dëshironte të luante në një nivel më të lartë.

/Tv Klan