Chelsea fitoi në transfertë me Norwich

Manchester United pësoi humbjen e parë sezonale. Në Old Trafford, djajtë u mundën 2-1 nga Crystal Palace. Skuadra e Solskiaer kaloi në dizavantazh në minutën e 32, falë Ayew.

Në minutën e 70’ United humbi një 11-metërsh me anë të sulmuesit kryesor Marcus Rashford. Manchester barazoi një minutë para fundit të kohës së rregullt, por skuadra mike shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë duke gjetur golin e fitores me van Aanholt.

Më herët Chelsea mundi në transfertë Norwich City. Heroi i ndeshjes Tammy Abraham me dy gola të shënuar. Ai realizoi që në minutën e 4. Pjesa e parë përfundoi 2-2 pasi Norwich barazoi në dy raste.

Në pjesën e dytë Abraham mori një top nga thellësia nga Kovacic dhe gjeti mundësinë për të shënuar golin e fitores dhe tre pikëve për Chelsea.

Tv Klan