Matic rinovon deri në 2023 me “Djajtë e Kuq”

Milinkovic-Savic mund të ndryshojë kampionat këtë sezon. Mesfushori i Lazio i cili është përmendur edhe herë tjetër si një lojtar i kërkuar në merkato është nën vëzhgimin e skuadrave të njohura në Angli, Francë dhe Spanjë.

Të parët që kanë për qëllim të bëjnë një ofertë janë Manchester United e Paris Saint Germain. Sipas ‘Gazzetta Dello Sport’ flitet për një shifër 80 milionë Euro. Interesim për futbollistin serb po tregojnë dhe Real Madrid dhe Chelsea.

Ndërkohë te Manchester United po mendojnë edhe për rinovimet. Nemanja Matic vendosi të zgjasë qëndrimin e tij te “Djajtë e Kuq” deri në Qershor të 2023. Mbrojtësi serb mbërriti te United në vitin 2017, ndërsa e njeh mirë futbollin anglez ku është aktivizuar edhe me Chelsea.

Tv Klan