Rei Manaj ishte shënuesi për Shqipërinë U21 në humbjen 3 – 2 me Sllovakinë në Tiranë. Ai u rikthye bindshëm te Kombëtraja Shpresa, por përpjekjet e tij dhe futbollistëve të tjerë nuk u shpërblyen. Një ndeshje që duhet fituar, por gjithçka u përmbys në minutat e fundit. 

“Të luash në atë fushë është më e vështirë të fitosh me mënyrën se si luajmë ne, me topin ulët. Jam i kënaqur për paraqitjen që bëra, por jo me rezultatin, por fusha nuk mund të ndikojë me rezultatin, pasi siç e kishim ne fushën e kishin dhe ata. Në pjesën e dytë u futëm sikur rezultati ishte 3 – 0, por ishte vetëm 1 – 0 dhe paguam të gjitha gabimet që bëmë”.

21-vjeçari është huazuar te Granada në ligën e dytë në Spanjë, por kartoni i tij zotëroret ende nga Inter.

“Unë atje ndjehem shumë mirë është një ekip që kërkon të fitojë kampionatin dhe po të rikthehem tek Inter besoj se do rikthehem kur të jem një lojtar i afirmuar”.

Rei Manaj kërkon që të përmirësohet më shumë në fushë, ndoshta një ditë të kthehet në “San Siro” me fanelën zikaltër dhe të bëhet pjesë e Kombëtares së drejtuar nga Christian Panucci.

Tv Klan