Barazon për Watford në transfertën e Birmingham

Nuk do të ishte e lehtë për Rey Manaj kampionati anglez i futbollit edhe pse në kategorinë e dytë, në Championship.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare duhet të luftojë fort për të siguruar vendin e titullarit. Pas 3 ndeshjeve i aktivizuar si zëvendësues, Manaj gjeti golin e parë për skuadrën e Watford. Në sfidën kundër Birmingham në transfertë, Manaj i aktivizua në minutën e 55, pasi rezultati ishte 1-0 në favor të ekipit vendas.

Tetë minuta lojë i mjaftuan Manaj për të gjetur rrugën e rrjetës. Ai ndoqi mirë aksionin dhe arriti të devijonte një goditje duke e çuar topin në rrjetë.

Nuk duket shumë qartë. Pasi gjuajtja e Sema ishte e forte, por nga trajektorja e topit kuptohet se ndërhyrja e Manaj ishte vendimtare për të marrë një pikë në transfertë. Një ndjenjë fantastike për golin e parë shkruan futbollisti në profilin e tij në Instagram.

Tv Klan